RRETH KOMPANISË

Aulona L.l.c. E themeluar në vitin 1989, është e locuar në aksin rrugor Pejë-Prizren , e kufizuar me Shqipërin në dy dalje-hyrje, në largësi prej 90 km me kryeqendrën e Kosoves, Prishtinën.


Shpk”Aulona” është e aftësuar me: kuadër profesional, paisje adekuate, repromaterial shume cilësor pjesë ndrërrimi origjinale, objekte dhe të gjithë infrastrukurën e nevojshme më bashkohore për riparime të elektro njesive dhe prodhim të transformatorëve energjetik distributiv me vaj.  

Shpk”Aulona” kryen  këto shërbime në riparim dhe servisim të:

  • Elektro pompave qarkulluese dhe zhytëse
  • Elektromotorëve të tipeve dhe fuqive të ndryshme gjër në 400kW 0.4kV
  • Aparateve për saldim dhe punktim
  • Gjeneratorëve dhe alternatorëve dhe,
  • Transformatorëve të thatë dhe distributive me vaj.

Shpk”Aulona” ka kuadër të  aftësuar me shkollim superior, të lartë dhe të mesëm, me përvoje prej 5-35 vite , është e gatshme në çdo kohë dhe për çfardo kërkese e cila rrjedh nga tregu ynë , të  kryejme me cilësi të plotë, afatate shumë të shkurta dhe çmime në nivel të konkurencës së mirëfillët. Me automjetet e vetanake bëjmë marrjen e elementeve për riparim nga kërkuesi i shërbimit dhe pas riparimit bëjmë liferimin e tyre në vendmarrje. Dërgimin e transformatorëve distributiv të gjitha fuqive gjër ne vendpunim. Nga një punëtori e huazuar me qera në fillim me hapësirë prej 40 m2, Shpk”Aulona” ka arrit që në vitin 2012 të ndërtoje dhe të ket në pronësi të vet objektin bashkohor për  riparim dhe servisin të el.elementeve të ndryshme dhe  për prodhim të transformatorëve distributiv energjetik të fuqive nga 50-1250 kVA. Objekti në fjalë disponon me hapësirë punuese prej 1700 m2, hapsirën  administrative prej 420 m2. 

Krani

Për përmbushjen e kërkesave të partnerëve tanë në: riparimin e transformatorëve, kompletimin me pjesë rezerv, bashkëpunim në aftesim të kuadrit si dhe ndihmat tjera tekniko-teknologjike të cilat janë të domosdoshme për kryrerjen e veprimtarisë shërbyese me sukses, ndërmarrja jonë ka bashkëpunim shumë të frytëshme me prodhuesit e transformatorëve ETRA33 nga Lubjana, Koncar DST nga Zagrebi, “ART-TRA” nga Italija, ARES METAL nga Truqia.

Se bashku me ETRA33, kemi rrealizuar punë shumë të mëdha në:

  • Projektim, montim dhe aftësim të një mori transformatorëve  distributiv,
  • Shërbime në montim dhë lëshuarje në punë të transformatorëve 31,5 kVA, në Prishtina V janë lëshuar 2 njësi, dhe 2 në Podujevë,
  • Defektim, projektim dhe parapregaditje për riparim të transformatorëve:
    • General elektrik 150 MVA 110/15kV, Ynd5,
    • Transformatori T 45, 40MVA, 110/6,3kV,
    • Transformatori 8MVA,
    • Transformatorët 31,5MVA, 110/6,3 kV, 6 cope në Trepca Stantërg.
  • Hulumtim, përpunim dhe rrealizim të plasmanit të transfoformatorëve të ri në tregun e Kosovës dhe Shqipërisë.

Mund të shprehemi lirisht se jemi përfaqesues i denjë për prodhuesit në fjale duke mbuluar në tërsi kërkesat e tregut për sherbime dhe plasmanin e prodhimeve të tyre.Si bashkëpunëtor në fillim e me vonë edhe si servis i garantuar i tyrë për riparimin në garancion dhe jasht garancionit, në mbulimin e tregut të Kosovës dhe Shqipërise veriore, Shpk”Aulona” në tërsi e ka përmbushur premtimin e saj në përfaqësim të denjë të prodhuesëve në fjalë, për mbarvajte normale në riparime dhe furnizime në çdo kohë me pjesë rezerv, të arritura tekniko-teknologjike, aftësim të kuadrit nga partnerët  tanë për njësit adekuate.